Skip to Main Navigation

Kosovo Country Partnership Framework Consultations

Konsultimet për Kornizën e partneritetit vendor për Kosovë

Grupi i Bankës Botërore (WBG) ka nisur procesin përgatitor për strategjinë e re të partneritetit me Kosovën për periudhën VF2017-2021. Në këtë kontekst, Grupi i Bankës Botërore ka filluar një proces të konsultimeve për të ndihmuar në identifikimin e sfidave dhe mundësive kyçe për zhvillimin e Kosovës dhe rolin që WBG mund të luajë për të mbështetur synimet e Kosovës. Në muajt e ardhshëm do të mbahen një sërë takimesh konsultative me qeverinë, kuvendin, sektorin privat, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët zhvillimor.

Puna drejt një strategjie të re të Grupit të Bankës Botërore për Kosovën

Grupi i Bankës Botërore ka nisur procesin përgatitor për strategjinë e re të partneritetit me Kosovën për periudhën VF2017-2021.

Në këtë kontekst, Grupi i Bankës Botërore ka filluar një proces të konsultimeve për të ndihmuar në identifikimin e sfidave dhe mundësive kyçe për zhvillimin e Kosovës dhe rolin që WBG mund të luajë për të mbështetur synimet e Kosovës.  Në muajt e ardhshëm do të mbahen një sërë takimesh konsultative me qeverinë, kuvendin, sektorin privat, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët zhvillimor.

Si pjesë e përgatitjes së strategjisë së re të partneritetit, Grupi i Bankës Botërore gjithashtu është duke përfunduar një vlerësim diagnostik sistematik të vendit (SCD). SCD është një raport i Bankës Botërore në të cilin bëhen përpjekje për të identifikuar dhe analizuar sfidat dhe mundësitë kyçe zhvillimore të vendit dhe në arritjen e dy synimeve të WBG: zhdukjen e varfërisë së skajshme dhe shtytjen e prosperitetit të përbashkët.  Një prezantim në Power Point ku përmblidhen këto sfida dhe mundësi (në dy gjuhët zyrtare të Kosovës, si dhe në gjuhën angleze) mund ta gjeni në rubrikën "MATERIALE" në shtyllën e vegëzave në të djathtë).

Për të filluar dialogun për partneritetin e ri, ne ju ftojmë që të ndani me ne kontributet, komentet, dhe informatat prapavajtëse që mund të keni në lidhje me kufizimet dhe prioritetet zhvillimore të Kosovës siç përshkruhen në prezantim dhe të sugjeroni fushat ku ju mendoni se Grupi i Bankës Botërore ka një avantazh krahasues për mbështetjen e vendit në adresimin e sfidave të saj zhvillimore.

Disa pyetje udhërrëfyese për inputin tuaj:

  • A do të pajtoheshit që prioritetet e identifikuara janë të duhurat për Kosovën?
  • Sipas pikëpamjeve tuaja, cilat janë tri sfidat/pengesat e para për zhvillimin e Kosovës, që duhet të tejkalohen për të krijuar më shumë vende pune dhe për të rritur prosperitetin?
  • Synimet e Grupit të Bankës Botërore janë për t'i dhënë fund varfërisë së skajshme dhe për të promovuar prosperitetin e përbashkët. Për të kontribuuar për këto synime në Kosovë, në cilat tri fushat prioritare duhet të përqendrojë vëmendjen dhe resurset e veta WBG në pesë vitet e ardhshme?

Periudha e konsultimit online është e hapur nga 15 nëntori 2016 deri më 15 janar 2017. Ju lutemi ndani pikëpamjet tuaja KËTU. Ju gjithashtu mund të na kontaktoni personalisht në Zyrën e Bankës Botërore në Prishtinë ose përmes faqes tonë të Bankës Botërore në Kosovë në Facebook.

Ne e çmojmë kontributin tuaj. Gjithashtu do të ketë mundësi për diskutime të drejtpërdrejta rreth këtyre çështjeve në javët që vijnë. Ne do të vazhdojmë të postojmë materiale për konsultime në këtë faqe.